Aktualitet

Vakancat në Kushtetuese, Varhelyi: Procesi të mbyllet para Konferencës Ndërqeveritare

Vakancat në Kushtetuese, Varhelyi: Procesi të mbyllet para

Presidenti Meta sot shpalli vakancën për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, një ditë pas shpalljes siç e kërkon renditja të Kuvendit. Pritet që dy vakancat të plotësohen, ndërsa për këto lëvizje ka reaguar edhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi shkruan se e mirëpret hapjen e vakancave dhe thekson se përfundimi i këtij procesi me plotësimin e numrit të gjyqtarëve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. ‘Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare’, shkruan Varhelyi.

 “Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”.

Vakancat në Kushtetuese, Varhelyi: Procesi të mbyllet para