Aktualitet

Vaksina anti-Covid/ Ka paqartësi. Pse nuk mund të jap një datë tani?

Vaksina anti-Covid/ Ka paqartësi. Pse nuk mund të jap një

Kryeministri Rama u pyet nga disa studentë nga Portali Studentor live në Instagram se kur do të garantohet vaksina anti Covid-19 për shqiptarët. Aktualisht vaksina Pfizer dhe Morderna pritet të marrin miratimin për fillimin e shpërndarjes por deri më tani vaksinë që të shpërndahet në popullata nuk ka. Kryeministri tha se ka një paqartësi të madhe në tërësi, por theksoi se qeveria është e angazhuar me kontakte në të gjitha nivelet për të mos mbetur prapa: Nuk ka kontratë aktualisht, nuk mund të jap data, por përpjekja jonë një orë më parë jo para të tjerëve por bashkë me të tjerët të fillojmë të bëjmë vaksinën.

Edi Rama:

Për vaksinën kjo është një risi pozitive sepse sjell faktikisht armën për të mbrojtur shëndetin nga ky virus duke imunizuar njerëzit. Këtu jemi shumë të fokusuar. Është një situatë turravrapi për të garantuar vaksinën, ndërkohë që ka një paqartësi të madhe në tërësi si qysh te, ku, kur etj, por jemi shumë të angazhuar me kontakte në të gjitha nivelet për të mos mbetur mbrapa, nuk mund të jap tani data, nuk ka një kontratë të nënshkruar, ne jemi pëfshirë në ato  sisteme që jan ngritur në këmbë për ta parablerë vaksinën. Dhe kemi dedikuar dhe ne një fond. Por në momentin që flasim nuk ka një kontrat, asnjë si të thuash afat të fiksuar, por përpjekja jonë një orë më parë, jo para të tjerëve por bashkë me të tjerët të fillojmë të bëjmë vaksinën.

*Tiranapost.al