Aktualitet

Vaksina anti-Covid po ruhet nga ISHP dhe Policia, epidemiologu: 30 mijë doza deri në shkurt

Vaksina anti-Covid po ruhet nga ISHP dhe Policia, epidemiologu: 30 mijë

Sot është dita e tretë e procesit të vaksinimit anti koronavirusit në Shqipëri. Dozat e para kanë mbërritur, rreth 1000 ndërsa nuk është bërë ende publike se nga cili vend. Kryeministri Rama ka thënë se shpreson që një ditë ta thotë dhe ta falenderojë.

Por ku po ruhen vaksinat?

Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka treguar se vaksinat por ruhen nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nga policia. Mjekët e spitaleve anti-Covid janë të parët që po vaksionohen dhe më pas mjekët në gjithë vendin dhe epidemiologët e terrenit. Ulqinaku tha se në javën e tretë të janarit do të mbërrijnë dhe 10 mijë doza, ndërsa në muajin shkurt do të mbërrijnë dhe 20 mijë doza të tjera.

Nga ABC-ja e mëngjesit epidemiologu tha:

“Këto vaksina ruhen nga Instituti i Shëndetit Publikë dhe Policia. Të punosh me viruset është kërkuar akull i thatë dhe për tu transportuar ruhet aty. Ata që po vaksinohen janë staf mjekësor, edhe jashtë Tirane, si në Krujë, Durrës dhe Vlorë. Në fillim mjekët në vijën e parë, më pas epidiomiologët e terrenit dhe pastaj do vijojnë të tjerët. Në javën e tretë të janarit do vijnë edhe 10 mijë, ndërsa në shkurt 20 mijë doza të tjera se 1 mijë doza që janë nuk mjaftojnë. Vaksina do minimalisht dy javë për reagimin, që do të thotë duhet të vazhdosh me mbajtjen e maskës”.

*Tiranapost.al.