Aktualitet

Vaksina Johnson & Johnson kundër COVID-19 vjen në vendin tonë së shpejti

Vaksina Johnson & Johnson kundër COVID-19 vjen në vendin tonë

Shefja e departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka treguar që shumë shpejt në Shqipëri do të vijë edhe vaksina Johnson & Johnson kundër COVID-19.

Ky lajm është dhënë gjatë një bisede në “Zona Zero”, ku ajo tha se në vendin tonë ka një larmishmëri vaksinash.

“Ne në vendin tonë kemi larmishmëri vaksinash. Shumë shpejt pritet të vijë edhe Johnson & Johnson”, tha Bino.

Vaksina Johnson & Johnson kundër COVID-19 vjen në vendin tonë

Ndërkohë, i Dërguari Special i OBSH-së dr. David Nabarro e ka quajtur të padrejtë që shtetet e pasura kanë arritur të sigurojnë më shumë vaksina se sa shtetet e varfra.

Duke marrë parasysh që kanë siguruar më shumë seç duhet vaksinat kanë kaluar nga afati i skadencës dhe këto shtetet detyrohet që t’i asgjësojnë vaksinat duke u djegur mundësinë shteteve të tjera me ekonomi më të dobët të mos kenë vaksina për popullin e tyre, shkruan Shqip.

Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri janë aplikuar vaksinat Pfizer, Astra Zeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Tiranapost.al