Aktualitet

Vaksinat po shkaktojnë viktima, Rama i përgjigjet Bashës: Janë me fatkeqësinë, këngë e përditshme nga Saliu, Luli varet kokë e këmbë

Vaksinat po shkaktojnë viktima, Rama i përgjigjet Bashës:

Kryeministri Rama u pyet në Korçë lidhur me një deklaratë të kreut të PD-së Lulzim Basha se procesi i vaksinimit po shkakton edhe viktima. Rama tha se këto janë deklarata pa anjë lloj arsyetimi, për të përhapur panik.

Gazetarët: Basha ka bërë një deklaratë se nga procesi i vaksinimit ka edhe viktima

Edi Rama:

Çfarë mund të komentoj unë për këtë, ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët. Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë. Këta janë ata, vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilac magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo. U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me Astra Zenekan vazhdon kudo, në vazhdojmë vaksinojmë ata infektojnë, sensibilizojmë për distancim ata vazhdojnë sesnibilizojnë për mosvaksinimin që do të jetë vula që do ti mbetet kësaj fushate mizerabel me vatra Covid kudo ku shkel.

Kryeministri ishte me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në qendrën ku po kryhet procesi i vaksinimit.

*Tiranapost.al.