Aktualitet

Vaksinë për të hyrë në auditor, Rama: Qeveria nuk mund të çojë forcat në universitete për të nxjerrë studentët jashtë!

Vaksinë për të hyrë në auditor, Rama: Qeveria nuk mund

Sot ishte dita fillimit të vitit të ri akademik, por shumë studentë mbetën jashtë auditoreve sepse nuk kishin marrë vaksinën anti-Covid.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews, kryeministri Edi Rama ka thënë se studentët që nuk kanë marrë vaksinën nuk duhet të futen në auditore, por qeveria nuk mund të çojë në universitet forca për të mos lejuar hyrjen e tyre.

Ai shtoi se universitet janë autonome dhe rektorët janë të vetëdijshëm që ky proces duhet garantuar.

Deklarata e Ramës:

Ato vajza dhe djem kanë nevojë për pak siguri, mbështetje. Normalisht nuk duhet të marrin pjesë në mësim. Por kjo është çështje e universiteteve. Qeveria nuk mund të çojë në universitete forca për ti nxjerrë jashtë. Ata që janë vaksinuar kanë të drejtën të jenë në mjedis të sigurt. Ne kemi garantuar që në çdo holl të universiteteve të ketë vaksinatorë.

Fakti që kemi ndjekur një politikë shumë liberale, duke parasysh se garantuam një vaksinim të shpejtë në fillim. Që të mbajmë një ekuilibër dhe gjithçka ka shkuar mirë, ka krijuar një lloj relaksi, ndjesie të gabuar që nuk ka asnjë problem. Mund të ndodhi mos të gjejë asgjë, por mund të ndodhë edhe ajo që të përfundosh në spital dhe të humbasësh jetën. Të vaksinuarit që hyjnë në fatalitete janë mosha të thyera dhe me të tjera sëmundje. Nuk shkohet në auditore si në lotari.

Tiranapost.al