Aktualitet

Vaksinë për të hyrë në auditor/ Zv.dekania e Filologjikut: S’bëhemi gardianë në dyert e fakulteteve!

Vaksinë për të hyrë në auditor/ Zv.dekania e

Sot u hapën dyert e vitit të ri akademik, por dhjetëra studentë të cilët ishin të pavaksinuar dhe nuk paraqitën testin PCR, mbetën jashtë auditoreve.

Zëvendës dekania e fakultetit të Histori-Filologjisë, Elsa Skënderi në një intervistë për Report TV ka thënë se shpreson që studentët të sensibilizohen për detyrën e tyre si qytetarë dhe të vaksinohen, pasi ato nuk do bëhen gardianë të dyerve të universiteteve.

Skënderi shtoi se universiteti nuk e ka kapacitetin për të kontrolluar të gjithë studentët, madje ditën e sotme kanë hyrë në auditor edhe studentë të pavaksinuar.

‘Në auditor kanë hyrë edhe studentë të pavaksinuar. Nuk flitet për vendimmarrje, çdo fakultet ka vepruar i shtrënguar nga studentët. Ne nuk shndërrohemi në gardianë, shpresojmë që studentët të sensibilizohen për detyrën e tyre qytetare që të vaksinohen. Ne të gjithë jemi të vaksinuar, stafi i FHF-së është i gjithi i vaksinuar. Kjo javë duhet të shpërbejë që të vaksinohen. Ka pasur pas studentë që janë paraqitur me test PCR. Ne nuk jemi gardianët e institucionit, jemi universitet sepse kemi studentët. Vendimet tona nuk mund të jenë detyrues. Nuk kemi as kapacitet (roje) për të kontrolluar studentët nëse kanë vaksinë apo test. Duhet të mblidhen dhe të marrin një masë ose të zhbëjnë urdhrin ose të bëjnë teste PCR falas.’- tha Skënderi.

Tiranapost.al