Aktualitet

Vaksinim i detyrueshëm për deputetët që të hyjnë në Kuvend

Vaksinim i detyrueshëm për deputetët që të hyjnë

Gjatë seancës së sotme parlamentare është vendosur që deputetët që nuk kanë marrë vaksinën anti-Covid të mos pranohen në Parlament. Propozimi është bërë fillimisht nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në konferencën e kryetarëve dhe është mirëpritur nga opozita.

Për mediat Balla ka deklaruar: “Në konferencën e kryetarëve ramë dakord për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve. Afati i dy dozave është përcaktim që e bëjnë ekspertët, varet dhe nga lloji i vaksinës. Ky është mesazhi më i mirë që bën kuvendi sot. I bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen. E rëndësishme t’iu drejtohemi studentëve kur po i afrohemi vitit të ri universitar, çdo student duhet të vaksinohet dhe këtë gjë duhet ta bëjë i pari Kuvendi.

Mua më vjen keq, nuk e di ku e kanë dëgjuar që Shqipëria nuk është në kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme, vendimi i qeverisë është vijues, ne vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Kemi një numër të lartë rastesh në ditë, kemi humbje jete. Në gusht kishim një situatë dhe në shtator-tetor kemi këtë situatë. Të mos fryhet tullumbaci kot, mbledhjet e komisioneve do vazhdojnë dhe në mënyrë tradicionale dhe online. Për këtë kemi rënë dakord në konferencën e kryetarëve. Kuvendi ka rimiratuar disa rregulla të vendosura në legjislaturën e kaluar.

Tiranapost.al