Aktualitet

Vaksinimi për COVID-19 nuk do kryhet më te sheshi “Skënderbej”, transferohet në qendrat shëndetësore

Vaksinimi për COVID-19 nuk do kryhet më te sheshi

Vaksinimi që deri tani është kryer në sheshin "Skënderbej", do të zhvendoset pranë qendrave shëndetësore dhe pikës në stadiumin "Air Albania”, nga data 25 Nëntor.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me anë të një postimi në Facebok, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë mjekët përkatës të familjës për ta marrë dozën e vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në sheshin "Skënderbej" në Tiranë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqëndruar në stadiumin "Air Albania”.

Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin “Air Albania”, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.

Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Tiranapost.al