Aktualitet

Vangjel Tavo kryebashkiaku i ri i Himarës, Rama u bën thirrje emigrantëve në Greqi të kthehen

Vangjel Tavo kryebashkiaku i ri i Himarës, Rama u bën thirrje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e Vangjel Tavos, si kryebashkiak i ri i Himarës.

Teksa ka publikuar një video ku shfaqet bashkë me Tavon në takim me mbështetës, Rama iu bën thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen të punojnë dhe investojnë në këtë bashki.


"MIRËMËNGJES 😊

dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030🇦🇱 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë", shkruan Rama.

Kandidati socialist, Vangjel Tavo mori 5022 vota (58.62%), ndërsa kandidati i opozitës, Petraq Gjikuria mori 3545 vota (41.38%).