Aktualitet

Varhelyi vjen nesër me vaksina në Tiranë: Do takohet me Ramën dhe Bashën

Varhelyi vjen nesër me vaksina në Tiranë: Do takohet me

Eurokomisioneri për Çështjet e Zgjerimit të BE-së do të mbërrijë ditën e nesërme në Tiranë. Oliver Varhelyi pritet të mbërrijë në orën 10:00 të paradites. Fokusi i vizitës së tij është ndihma e Bashkimit Europian për Pandeminë dhe dorëzimi i 145 mijë vaksinave të financuara po nga BE-ja.

Eurokomisioneri do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama me të cilin pritet të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për mediat. Ndërsa edhe me Lulzim Bashën do të ketë një takim.

Zyrtari i Lartë Europian vjen në kuadër të turit në Ballkan me fokus ndihmën e BE-së ndaj Pandemisë. BE dërgoi së fundmi 651 mijë doza të vaksinave nga Pfizer/BionTech për vendet e rajonit.

Varhelyi vjen nesër me vaksina në Tiranë: Do takohet me

*Tiranapost.al.