Aktualitet

Vatra e infeksionit tek QSUT-ja, 2 mjekë dhe 5 infermierë me Covid-19

Vatra e infeksionit tek QSUT-ja, 2 mjekë dhe 5 infermierë me Covid-19

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 21 persona të infektuar. Prej tyre 13 janë identifikuar në QSUT. Mësohet se 7 prej tyre janë personel shëndetësor, 2 mjekë dhe 5 infermierë, ndërsa 6 të tjerët janë pacientë.

Burime për mediat televizive tregojnë se në QSUT janë marrë 22 tamponë, pasi një prej infermiereve rezultoi e infektuar 2 ditë më parë.

Nga 13 të infektuarit në QSUT, 9 janë pa simptoma të vetëizoluar në shtëpi, ndërsa katër të tjerë po marrin trajtimin mjekësor në QSUT.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë , për herë të parë sot nuk pati asnjë të infektuar të raportuar nga rrethet. 21 rastet e zbuluara sot i përkasin kryeqytetit.