Aktualitet

Vatra të reja koronavirusi në Fier dhe Patos, infektohet një futbollist 30-vjeç

Vatra të reja koronavirusi në Fier dhe Patos, infektohet një
Foto ilustruese.

Vatra të reja infeksionit të koronavirusit janë shfaqur në Fier dhe në Patos. Ministria e Shëndetësisë bëri sot me dijë se janë 12 të infektuar, ndërsa burime për televizionet kanë treguar se mes rasteve në Patos është konfirmuar me covid-19 një futbollist i ekipit AlbPetrol i moshës 30 vjeç.

Nuk dihet se si ai është infektuar, por thuhet se ai ka rënë në kontakt me virusin në Tiranë, ku ka qenë para dy javësh për të dhënë disa provime. 30 vjeçari ka luajtur ndeshje bashkë me ekipin e tij në qytetin e Librazhdit.

Për futbollistin thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 5 anëtarët e tjerë të familjes së tij deri më tani fatmirësisht nuk kanë simptoma të sëmundjes.

Lidhur me situatën në Fier, rezulton se 11 persona janë infektuar në plazh dhe në dasma. Epidemiologët po gjurmojnë rastet. Deri më tani Fieri ka 129 të sëmurë aktive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për ndalimin e ceremonive të dasmave, ceremonive mortore dhe grumbullime në lokale në qytet dhe në plazhe.