Aktualitet

Vazhdon imunizimi masiv i popullsisë kundër COVID-19! Sot janë kryer 14.880 vaksinime

Vazhdon imunizimi masiv i popullsisë kundër COVID-19! Sot janë

Në ditën e 10 të fushatës së vaksinimit masiv të popullsisë kundër COVID-19, kanë marrë dozën e tyre 14.880 qytetarë, kryesisht të moshuar dhe punonjës të policisë.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila gjithashtu informon që prej fillimit të fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer në total 221.588 vaksinime.

Vazhdon imunizimi masiv i popullsisë kundër COVID-19! Sot janë

Kujtojmë që fillimisht janë vaksinuar bluzat e bardha dhe punonjësit ndihmës të sektorit shëndetësor, të ndjekur nga të moshuarit mbi 70 vjeç, mësuesit dhe pedagogët, ndërkohë që aktualisht në proces vaksinimi janë të moshuarit e moshës mbi 65 vjeç dhe uniformat blu, teksa nesër fillon vaksinimi i farmacistëve.

Është lajmëruar se me mbërritjen e dërgesës së radhës të vaksinave Sinovax, në ditët në vijim do të mundësojë fillimin e vaksinimit edhe të moshave më të reja.

tiranapost.al