Aktualitet

Vazhdon imunizimi masiv i popullsisë! Sot janë vaksinuar 10791 persona në Shqipëri

Vazhdon imunizimi masiv i popullsisë! Sot janë vaksinuar 10791 persona

Ditën e sotme në kuadër të fushatës së vaksinimit masiv të popullsisë kundër COVID-19, “Shqipëria Buzëqesh” janë vaksinuar 10.791 persona, duke e shpënë kështu numrin e të imunizuarve në 232.379 që prej fillimit të vaskiminimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë që fillimisht janë vaksinuar bluzat e bardha dhe punonjësit ndihmës të sektorit shëndetësor, të ndjekur nga të moshuarit mbi 70 vjeç, mësuesit dhe pedagogët, ndërkohë që aktualisht në proces vaksinimi janë të moshuarit e moshës mbi 65 vjeç dhe uniformat blu, si dhe farmacistët e qytetit të Tiranës.

Është lajmëruar se me mbërritjen e dërgesës së radhës të vaksinave Sinovax, në ditët në vijim do të mundësojë fillimin e vaksinimit edhe të moshave më të reja.

Tiranapost.al