Aktualitet

Vazhdon imunizimi masiv kundër COVID-19! Sot janë vaksinuar 10.134 qytetarë

Vazhdon imunizimi masiv kundër COVID-19! Sot janë vaksinuar 10.134

Në kuadër të fushatës së imunizimit masiv “Shqipëria Buzëqesh” kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, 10.134 qytetarë në të gjithë vendin.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila gjithashtu bën me dije se që prej fillimit të fushatës janë vaksinuar në total 314 mijë e 622.

Aktualisht fushata e vaksinimit përfshin grupmoshat 60+, ndërkohë që në fundjavë do të fillojë procesi i vaksinimit edhe për operatorët turistikë.

Vazhdon imunizimi masiv kundër COVID-19! Sot janë vaksinuar 10.134

Tiranapost.al