Aktualitet

Vazhdon të jetë mbi 100 numri i të infektuarve të rinj! Ministria jep të dhëna për 6 viktimat

Vazhdon të jetë mbi 100 numri i të infektuarve të rinj!

127 persona janë konfirmuar të prekur Covid, ndërsa 6 pacientë të infektuar kanë ndërruar jetën.

3 qytetarët që humbën jetën ishin nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 531 testime gjatë 24 orëve të fundit.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe. Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë. Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar”, tha Eugena Tomini, nga ISHP.

COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)

Testime totale            44295

Raste pozitive              6016

Raste të shëruara         3155

Raste Aktive                2673

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1477

Durrës         344

Shkodër         232

Fier             99

Vlorë         97

Kukës         90

Lezhë         86

Korçë         85

Elbasan         53

Berat          44

Dibër        34

Gjirokastër     32