Aktualitet

Vdekja e 82 vjeçares: Doli me virus por s'dihet nëse ka qenë ky shkaku, nga se vuante?

Vdekja e 82 vjeçares: Doli me virus por s'dihet nëse ka

Ministria e Shëndetit njofton se një 82 vjeçare ka ndërruar jetë, pasi u shtrua në spitalin Shefqet Ndroqi. Ajo vuante nga fibroza pulmonare stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA.

Ajo nuk ka arritur të mbijetojë, dhe pas analizave ajo ka rezultuar me koronavirus. Por mininistra sqaron se po analizohet nga stafi mjekësor i Shefqet Ndroqit, nëse koronavirusi është bërë shkak i vdekjes së të moshuarës .

Njoftimi nga ministria e Shëndetit.

Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Deri më tani, kanë ndërruar jetë 33 persona nga koronavirusi.

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)