Aktualitet

Vdekja e fëmijës 4 vjeç teksa luante në lulishte, arrestohen dy persona në Bashkinë e Beratit

Vdekja e fëmijës 4 vjeç teksa luante në lulishte,

Një fëmijë 4 vjeç humbi jetën dje nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, ndërsa 4 elektricistë janë proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen e rëndë.

Vdekja e fëmijës 4 vjeç teksa luante në lulishte,

Të arrestuarit janë Poli Ikonomi 32 vjeç me detyrë drejtor i shërbimeve dhe Llazar Oxholli 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat. Në gjendje të lirë po ndiqen 4 elektricistët me inicialet F. T.,  H. I., E. B. dhe M. K.

Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre. Paraditen e djeshme fëmija A.Brahimasi ishte në park duke lypur me nënën, por në një moment iu shkëput për të luajtur në park, ku ra në kontakt me rrymën elektrike, pasi kabllot nuk ishin të izoluara duke i marrë jetën.