Aktualitet

Vdes ish-ministri i Brendshëm nga Covid, Bashkim Kopliku

Vdes ish-ministri i Brendshëm nga Covid, Bashkim Kopliku

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bashkim Kopliku ka ndërruar jetë sot për shkak të Covid-19.

Bëhet me dije se Kopliku ishte në gjendje të rëndë dhe kurohej në spitalin e Durrësit, ndërkohë që mbrëmjen e sotme ka humbur betejën me virusin.

Bashkim Kopliku ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i brendshëm në qeverinë e parë të udhëhequr nga PD pas vitit 1992.

Po ashtu ai është zgjedhur dy herë deputet në parlament si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera, ndër të cilat edhe kryetar i Bashkisë së Durrësit.

Bashkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër. Përveç postit si zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës.