Lajme nga Bota

Vdes lideri i parë botëror nga Covid!

Vdes lideri i parë botëror nga Covid!

Kryeministri i Eswatini-t është udhëheqësi i parë botëror që vdes nga Covid-19, dy javë pasi u dërgua me urgjencë në spital në Afrikën e Jugut.

Ambrose Dlamini, 52 vjeç, doli pozitiv në mes të nëntorit, por njoftoi se ndihej mirë dhe ishte asimptomatik.

Vdes lideri i parë botëror nga Covid!

Por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u dërgua në një spital në Afrikën e Jugut fqinje.

"Madhëritë e tyre kanë urdhëruar që unë të informoj kombin për vdekjen e trishtë dhe të parakohshme të Shkëlqesisë së Tij Kryeministrit, Ambrose Mandvulo Dlamini. Kryeministri humbi jetën këtë pasdite, ndërsa ishte nën kujdesin mjekësor në një spital në Afrikën e Jugut”, tha zv/kryeministri Themba Masuku.

Vdes lideri i parë botëror nga Covid!

I lindur në Mbekelweni në 1968-n, Dlamini ishte nip i madh i Princit Malunge. Baba i tre fëmijëve, ai kishte studiuar në Universitetin Hampton në Virxhinia në SHBA, ndërsa kishte punuar në industrinë bankare për më shumë se 18 vjet.

Ai ka qenë drejtor menaxhues i bankës Eswatini Nedbank Limited para se të emërohej si kryeministër në nëntor të 2018-s. Ai nuk kishte përvojë të mëparshme në qeveri dhe ishte Kryeministri më i ri në historinë e vendit. Roli i shefit të qeverisë është i kufizuar në Eswatini ku mbreti Mswati III, në pushtet që nga viti 1986, emëron të gjithë ministrat dhe kontrollon parlamentin.