Vdes pronari i televizionit informativ Kasem Hysenbelliu

E Shtunë 5 Dhjetor 2020, 09:23
TiranaPost
Kasem Hysenbelliu, pronari i medias informative Fax News është ndarë nga jeta.
Hysenbelliu ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pasi është prekur nga Covid-19, ndërkohë që prej disa ditësh kurohej në Turqi.
Një mesazh të ndjerë për Hysenbelliun ka shkruar dhe nipi i tij, Fatmir Hysenbelliu.
“Zemërthyer nga ky lajm. Gjithmonë do të kujtojë me buzëqeshjen tënde. Prehu në paqe xhaxhi”, shkruan Fatmir Hysenbelliu.