Aktualitet

Veç stafit mjekësor, edhe popullata do t’i nënshtrohet testit serologjik!

Veç stafit mjekësor, edhe popullata do t’i nënshtrohet

Ndërkohë që deri tani 1400 persona personel shëndetësor i janë nënshtruar testit serologjik, pritet që të ndiqet një strategji për ta përhapur edhe tek popullata.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se pozitiviteti rezulton 8.9% çka tregon se mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve ka funksionuar. Ministrja Manastirliu u shpreh se testimi do të vijojë edhe tek qytetarët dhe për këtë ka një plan konkret.

"Po vlerësojmë zgjerimin e këtij kampioni. Po bëjmë një plan dhe po ndërtojmë një skeme për marrjen e një kampioni për të shtrirë testet serologjike edhe në popullatë”, tha Manastirliu në emisionin "Real Story".