Aktualitet

Veliaj: As demokratët nuk e diskutojnë më rikthimin e tretë të Berishës, ndaj kanë krijuar 5 parti të tjera

Veliaj: As demokratët nuk e diskutojnë më rikthimin e tretë

Nga Asambleja e PS në Njësinë 9, kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik për Tiranën u shpreh se Partia Socialiste do të marrë edhe një mandat të tretë qeverisës për të çuar përpara punët e nisura.

Teksa komentoi krijimin e disa partive të reja të dala nga Partia Demokratike, Veliaj theksoi se ky është treguesi më i mirë se as vetë brenda PD-së nuk e kërkojnë më rikthimin e tretë të Berishës.

Veliaj: As demokratët nuk e diskutojnë më rikthimin e tretë

“Sot e kësaj dite, diskutohet rikthimi i tretë i Saliut. Sot nuk është temë rikthimi ose vazhdimi ose rinovimi i kontratës së tretë të Edi Ramës dhe PS. Sot duhet të jetë temë që duhet të na acarojë të gjithëve, të na mërzisë, të na mobilizojë të gjithëve, fakti sesi mund të kthehet ai i karantinës së pare, jo prej një sëmundjeje që e solli qeveria, po prej një fatkeqësie që e orkestroi dhe inkurajoi qeveria e Sali Berishës?! Si mund të diskutojmë ne sot rikthimin e tyre për herë të tretë?! Lajmi i mirë është që edhe vetë demokratët nuk e diskutojnë, ndaj kanë krijuar 5 parti të tjera, se as ata vetë nuk besojnë dot që mundet në vitin 2020 të rikthehet prapë Saliu dhe gjumi në Tiranë, të kthehet prapë stili i gënjeshtrave dhe mashtrimit”, tha Veliaj.