Aktualitet

Veliaj, distanca sociale na bëri më social. Do dalim më të mirë nga kjo krizë: nga obeziteti tek pozitiviteti

Veliaj, distanca sociale na bëri më social. Do dalim më të

Kryebashkiaku Veliaj ka folur për situatën e fundit në lidhje me koronavirusin. Ai ka njoftuar se tani çdo mbledhje bëhet online dhe punët e bashkisë nuk kanë ndalur.

I pyetur për vendimet e qeverisë:

Veliaj tha se ka mbështetur që në fillim vendimet e kryeministrit i cili ishte para dy zgjedhjesh që të bënte si populist e të mendonte për veten, ose të merrte masa drastike që do të hapnin jo pak debat për të por do mendonte për njerëzit. Bëri këtë të fundit dhe edhe të tjerë liderë që u stepën në fillim shkuan të gjjthë tek masat drastike.

Besoj që të gjjthë po bëjnë më të mirën.

Veliaj theksoi se ky është një moment edhe social. Vërtet flasim për distancë sociale, por sot jemi më social, më pranë familjes.

Meqë më pyete për distancën sociale, tani jam më afër me familjen time, me nënën, qoftë përmes telefonin për t`i dëgjuar zërin, qoftë me bashkëshorten time dhe djalin.

Koronavirusi vërtet është një luftë e madhe, por ca gjëra na i mësoi. Na mësoi që familja është më e rëndësishme se letra higjienike.

Ka pasur njerëz që hanin e pinin jashtë, në pushime të shtrenjta, por prindërit e tyre hanin në qendra sociale.