Aktualitet

Veliaj e krahason me 7 prillin e pushtimit të Shqipërisë ngjarjen e Aeroportit: Datë e gjetur për të tradhtuar Shqipërinë

Veliaj e krahason me 7 prillin e pushtimit të Shqipërisë ngjarjen

Kryebashkiaku Veliaj e krahason pezullimin e punës së Aeroportit Nënë Tereza, me pushtimin Italian ndaj Shqipërisë në 1939-ën.

Veliaj e krahason me 7 prillin e pushtimit të Shqipërisë ngjarjen

“Normal, 7 Prill- Ç`datë më të gjetur për të tradhtuar Shqipërinë, njëherë pushtim nga porti, sot nga aeroporti”, shkruan Veliaj në Tëitter shoqëruar me hashtagët #Meta #Berisha #Basha #RinasGate

Pushtimi Italian i 7 prillit zgjati pak ditë dhe nisi nga deti. Veliaj ka ndarë edhe një foto të vjetër.

Po ç`po ndodh në aeroportin e Rinasit?

Prej paradites së djeshme, në orën 09:25 e deri sot është pezulluar puna nga grupi i kontrollit ajror, të AlbControl. Punonjësit kërkojnë rikthimin e pagës para pandemike edhe pse numri i fluturimeve është përgjysmuar.

Kjo situatë po konsiderohet si një grusht shteti nga Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është shprehur se nuk mund të ndërhyjë të përcaktimin e pagave të AlbControl si një kompani që operon nga buxheti zero.

Kryeministri Rama u ka lënë afat deri sot për t`u rikthyer në punë, përndryshe do ta humbasin vendin e punës.

Ngjarja është konsideruar nga qeveria si e qëllimshme për të bllokuar ardhjen e vaksinave dhe procesin e vaksinimit.