Aktualitet

Veliaj: Ja pse PS do të fitojë sërish në 25 prill. Njerëzit e dallojnë kush bën punë dhe kush futet për plaçkë

Veliaj: Ja pse PS do të fitojë sërish në 25 prill.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj shprehet i bindur se PS do të fitojë edhe një mandat të tretë në krye të punëve të Shqipërisë. Në intervistën për Opinion, Veliaj deklaroi se PS edhe në zgjedhjet e kaluara arriti të fitojë bindshëm, pasi qytetarët e dinë të dallojnë kush janë partitë që futen për plaçkë dhe ato që përveshin mëngët e futen për punë.

“Jemi rritur me 45 mijë vota, pra kemi shkuar në koalicion vetëm….Me ta morëm 108, plus ata 50 e ca. Ndërkohë që vetëm morrëm 155. Pse? Sepse edhe publiku e kuptoi që me duar të lira unë dhe Edi Rama mund të bënim shumë më shumë për Tiranën dhe ai për vendet e tjera të Shqipërisë ndërkohë që me një koalicion që vetëm shqyente plaçkën publike me duar të lidhura edhe publiku na dha më pak vota.Unë besoj që zgjedhja për të kandiduar vetëm edhe kësaj here është një zgjedhje që do shpërblehet sepse mileti di të dallojë kush janë partitë që futen për plaçkë dhe ato që përveshin mëngët e futen për punë”, tha Veliaj.