Aktualitet

Veliaj-Metës: Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave

Veliaj-Metës: Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dënuar sulmin e paprecedentë të presidentit Meta i cili ka nisur një fushatë kundër medias e cila zbuloi skandalin me dhënien e pasaportave në kundërshtim me ligjin.

Veliaj-Metës: Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj shpreh solidaritetin me mediat që hetojnë dhe refuzojnë bullizmin e një pakice të lodhur rrënojash morale në emër të shumicës së ndershme të vendit.

“Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave! Solidaritet me Albën, Carlon e këdo që refuzon bullizmin e një pakice të lodhur rrënojash morale në emër të shumicës së ndershme të vendit”, shkruan Veliaj.

Meta përmes zëvendësit të tij Blushit sulmoi Bollinon dhe familjen e tij duke i drejtuar Bollinos 10 pyetje me të cilat aludon se gazetari dhe familja e tij kanë krijuar shoqëri offshore, ose shkelin ligjet e vendit,  duke e thirrur Bollinon “malavita”, etiketim i kopjuar nga ish-presidenti Sali Berisha, i cili po e përdor prej kohësh për të kërcënuar publikisht Bollinon. Gjithcka ka nisur pas investigimit të shqiptarja.com për dhënien e nënshtetësive nga Presidenti.