Aktualitet

Veliaj ndryshime radikale në Bashki! Lëvizin 20 drejtorë: Fokusohuni në fushatë

Veliaj ndryshime radikale në Bashki! Lëvizin 20 drejtorë:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë disa ndryshime radikale në institucionin që drejton, duke zëvendësuar disa nga krerët e drejtorive të rëndësishme, me qëllim që ish-drejtorët të angazhohen me kohë të plotë në fushatën zgjedhore.

Veliaj është përzgjedhur si drejtuesi politik i PS për Tiranën, ndërsa raportohet se i ka takuar personalisht ish-drejtuesit dhe u ka kërkuar atyre të fokusohen për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit të PS-së.

Një nga lëvizjet më të rëndësishme në strukturat e bashkisë është Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, i cili do t’ia lërë vendin Elton Kacidhes. Ky i fundit ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Ndërkohë, që në vendin e Kacidhes është emëruar Erind Bejko, i cili ia ka lënë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë, Aurel Çukos. Ish drejtori i UKT-së, Redi Molla, do të ndjekë procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rifreskimi i strukturave në Bashkinë e Tiranës ka përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Urbanistikës, e cila do të drejtohet nga Frida Pashako. Ndërsa, Ilda Qazimllari është emëruar në krye të Drejtorisë së Investimeve Publike, duke zëvendësuar ish drejtorin Rigels Balla. Ndryshime ka edhe në Drejtorinë e Shërbimeve Funerale, ku ish drejtuesi Adi Boletini mësohet se është zëvendësuar nga Arjan Manahasa.

Drejtorinë e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore do ta drejtojë Dhimitraq Furrxhi, që zëvendëson Besim Petrelën. Në fushën e kulturës, duket se ka një rifeskim edhe të drejtuesit të qendrës TEN, ku është emëruar Vitmar Basha. Ndërsa, në krye të shtëpisë muze “Studio Kadare” ka kaluar Brisi Trajko.

Lista vijon edhe me emra të tjerë, të drejtorive më të vogla në strukturën e Bashkisë së Tiranës, ish drejtuesit e të cilave nga sot kanë zbritur në terren për t’u përgatitur për fushatën zgjedhore.

Lista:

Redi Molla – Drejtor i Përgjithshëm i UKT – në vend të tij Elton Kacidhja
Elton Kacidhja – Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik – në vend të tij Erindi Bejko
Erindi Bejko – Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë – në vend të tij Aurel Çuko
Ditjon Baboçi – Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës – Në vend të tij Frida Pashako
Rigels Balla – Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike – Në vend të tij Ilda Qazimllari
Adi Boletini – Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë – Në vend të tij Arjan Manahasa
Besim Petrela – Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore – Në vend të tij, Dhimitraq Furrxhi
Drejtor i Qendrës TEN – Emërohet Vitmar Basha
Studio Kadare – Emërohet Brisi Trajko
Spiro Koleka - Drejtor i Klubit Sportiv Tirana - ne vend te tij vjen Debora Keçi.
Valter Gjoni - Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar - ne vend te tij Fiona Hasani
Esmeralda Byberi - emerohet ne Drejtorine e Zones se Lire Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diaspores
Rezart Cenaj - Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, ne vend te tij eshte emeruar Marilda Zizolli
Epidamn Zeqo - Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetesimit te Prioriteteve, ne vend te tij Emilda Prifti
Klodiana Bici - emerohet ne drejtorine e Objekteve ne Bashkepronesi
Faola Hodaj - emerohet ne drejtorine e Inovacionit