Aktualitet

Veliaj: Në vitin më kritik për shqiptarët që humbën shtëpitë e financat, Basha shtoi vilat e bizneset

Veliaj: Në vitin më kritik për shqiptarët që

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ngre pikëpyetjen sesi në vitin më të vështirë ekonomik, për shkak të pandemisë dhe pasojat e tërmetit tragjik, bizneset e Lulzim Bashës kanë lulëzuar. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, ka dëshmuar se shembulli i opozitës në prag të zgjedhjeve të ardhshme është shumë larg realitetit të hidhur të shqiptarëve.

Veliaj: Në vitin më kritik për shqiptarët që

“Po me shembuj do drejtojnë ndonjëherë këta, që, në fakt, vetëm e kanë shtuar pasurinë?! Në vitin më të vështirë financiar për Shqipërinë, por dhe për të gjithë botën, këta shtuan të ardhurat, kompanitë e kunetërve e kështu e radhë; këta shtuan vilat në vitin që shqiptarët humbën shëpitë. Prej pandemisë ekonomia është shtrënguar dhe prej tërmetit janë dëmtuar shtëpitë. Alternativa përballë Edi Ramës është dikush që shtoi 4 vila gjatë kohës së tërmetit dhe që në të gjitha bizneset e veta lulëzoi gjatë kohës së pandemisë. Nëse kjo është oferta që flet në emër të të varfërve, - kam dëgjuar ofertën: “do ta bëjmë taksën 9%”, - praktikisht ti po i thua infermieres që sot e ka taksën 3%, do t’i bëhet 9%. Pra, të vetmit të gëzuar janë oligarkët. Këta që flasin cdo ditë kundër oligarkëve do ta zbresin taksën nga 10% në 9%,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj: Në vitin më kritik për shqiptarët që

Nga ana tjetër Veliaj tha se kreu i opozitës në vend të ballafaqimit me qytetarët e Tiranës ka zgjedhur të bëjë plazh.

“Ai që kemi përballë është ose në plazh, ose po shton vilat, ose po rrit financat e veta, ndërkohë që shqiptarët bënë më pak plazh, ose i humbën, ose iu dëmtuan shtëpitë dhe financiarisht nuk janë më mirë se e gjithë bota nuk është më mirë prej pandemisë. Një opozitë dhe një drejtues opozite në Tiranë nuk do të ballafaqohet, propozime konkrete nuk ka, në çdo gjë po del bllof me shpifje dhe mashtrime, që është shumë e ulët të abuzosh me shëndetin e fëmijëve, me dhimbjen e një nëne, por, ama, unë di të them këtë, njerëzit i kanë sytë në ballë, e kuptojnë që ne jemi larg të qenit perfekt, por kur shikon një qeveri që të paktën përpiqet me mish e me shpirt me kushtet që ka Shqipëria dhe kur shikojnë një lider opozite në plazh, duke shtuar vilat dhe financat, ka diçka që nuk shkon, pra njerëz që janë jashtë realiteti dhe nuk jetojnë me pulsin e kësaj shoqërie,” deklaroi Veliaj.