Aktualitet

Veliaj nga Tokio: Problemi i Teatrit është ezauruar. Do të vijojë ndërtimi

Në një intervistë nga Tokio, ku i është bashkuar ekipit kombëtar në lojërat olimpike atje me ftese të bashkise se Tokios, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndërtimi i Teatrit Kombëtar do të vijojë.

Veliaj nga Tokio: Problemi i Teatrit është ezauruar. Do të

Duke krahasuar një ndërtesë në Tokio me parkun Olimpik, Veliaj tha:

"Ju ftoj të shihni këtë ndëtesë, e cila i ngjan shumë Parkut Olimpik që kemi bërë në Tiranë, ku ne zhvillojmë aktivitete të ngjashme sportive. Sa sherr u bë për Parkun Olimpik, po pastaj sa sherr u bë për Stadiumin! Stadiumi ku ishte sot Luiza Gega dhe dje Izmir Smailaj, i cili po ashtu u rendit tek më të mirët e botës, ishte një stadium që nuk dallonte fare nga stadiumi ynë, kur vjen puna tek struktura, moderniteti, ndaj ne shqiptarët, kur duam të bëjmë gjëra si jashtë shtetit dhe nuk pengojmë njeri-tjetrin, ia arrijmë t’i bëjmë. Ajo që na ndodh është që ne pengohemi, pengojmë njeri-tjetrin, që gjërat që ne mund t’i bëjmë, siç i kemi provuar për një, dy vjet, marrin zakonisht 10-12 vjet apo 20, apo si në rastin e sheshit Skënderbej, 100 vjet, që pas Pavarësisë, për të vendosur se çfarë do bëjmë me sheshin. Problemi i Teatri është ezauruar. Toka i kalon bashkisë pa ndërtesë, sepse s’ka ndërtesë. Prandaj Gjykata Kushtetuese thotë: Për sa kohë që s’ka ndërtesë, do i kalosh vetëm truallin, kështu që ka kaluar vetëm trualli, që ne të vijojmë me pasjen e një teatri modern, ashtu siç kemi bërë një park olimpik, siç kemi bërë një stadium”, tha Veliaj.

Veliaj nga Tokio: Problemi i Teatrit është ezauruar. Do të

Ditën e premte Qeveria mori vendimin që sipërfaqja e truallit ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

*Tiranapost.al.