Aktualitet

Veliaj: Pse falja e gjobave dhe heqja e taksës së hapësirës publike nuk kanë lidhje me fushatën elektorale

Veliaj: Pse falja e gjobave dhe heqja e taksës së hapësirës

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në programin e mëngjesit “Koha për t`u zgjuar” ka folur mbi punët aktuale në Tiranë, por edhe për fushatën elektorale.

Bashkim Hoxha: A ka lidhje falja e gjobave, apo e taksës së hapësirës publike me fushatën?

Erion Veliaj: E para është vendosur me Akt Normativ që në tetor të 2020-ës. Kurse e dyta, pra falja e taksës për hapësirat publike është diçka që u krye edhe vitin e kaluar. Është një vendim që u mor prej pandemisë. Dhe madje edhe vjet u tha se nëse pandemia vazhdon, do të veprohet njësoj edhe vitin tjetër. Kështu që është një déjà vu. Pra nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet.

Veliaj iu përgjigj edhe pyetjes nëse po përdoret administrate publike për fushatë.

“Unë marr rastin tim. Kam qenë dje deri vonë në mesnatë në një emission televiziv, jashtë orarit të punës dhe jam sërish sot, para orarit të punës, tek ju. Po nuk e kemi problemin me ata që bëjnë më shumë se një punë. Problemi është tek ata që flenë gjumë”, tha Veliaj.