Aktualitet

Veliaj: Rivaliteti me Tahirin, një legjendë urbane. Në zgjedhje PS shkon pa asnjë fraksion, PD me 5 parti të tjera

Veliaj: Rivaliteti me Tahirin, një legjendë urbane. Në zgjedhje

Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sqaroi se zërat për një rivalitet mes tij dhe ish-socialistit Saimir Tahiri janë vetëm një legjendë urbane. Ai bëri krahasimin me kundërshtarin politikë, të djathtën, që në zgjedhjet e ardhshme shkon e ndarë në 5 parti.

Ju dhe Saimiri keni qenë dy nga figurat më të rëndësishme në PS...

Veliaj: As unë dhe Saimir Tahiri s’kemi pasur kurrë rivalitet, kemi pasur bashkëpunim dhe kemi punuar në dy nivele të ndryshme qeverisjeje. Është e gjitha legjendë urbane. Sot është e para që PS shkon pa asnjë fraksion në fushatë dhe rivali tjetër me 5 parti të tjera.

Është ambicie e Veliajt për t’u bërë kryetar i PS-së?

Veliaj: Nuk është fare ambicie. Më del dhe më tepron një punë e jashtëzakonshme për qytetin e zemrës sime.

*Deklarata u bë në ABC News.