Aktualitet

Vëllai godet me thikë të motrën në Kukës

Vëllai godet me thikë të motrën në Kukës

Sot është dita kundër dhunës së grave dhe vajzave, por një lajm i hidhur vjen nga Kukësi. Vëllai 32 vjeçar ka goditur të motrën e tij me thikë në krah dhe e ka dhunuar fizikisht. Ende mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur konkretisht, ndërsa policia bën me dije se arriti të parandalojë një ngjarje të mundshme kriminale që mund të rezultonte fatale për jetën.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në lagjen nr 6 të qytetit të Kukësit. Sipas policisë mes tyre po ndodhte një konflikt i ashpër:

Policia jep informacionin paraprak:

“Pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës”.

Materialet kundër 32 vjeçarit i janë referuar prokurorisë.