Aktualitet

Vëllai i 15-vjeçares që u abuzua seksualisht tregon si e mori vesh të vërtetën: Më erdhën foto dhe video në celular...

Vëllai i 15-vjeçares që u abuzua seksualisht tregon si e mori

Vëllai i 15-vjeçares që u abuzua seksualisht nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Babrru, të Kamzës, rrëfen se e mori vesh lajmin e rëndë pasi në celularin e tij erdhën foto dhe video të së motrës, që i ishin bërë për ta shantazhuar.

Ndërsa fytyra e tij nuk tregohet në emisionin “Me Zemër të Hapur” për të ruajtur privatësinë e familjes, ai pohon se fotot i erdhën në maj dhe pasi ia tregoi të motrës, kjo e fundit vendosi që t’ia tregonte të ëmës abuzimin dhe të bënin denoncimin.

Pjesë nga intervista:

Vëllai i 15-vjeçares që u abuzua seksualisht tregon si e mori

Si e more vesh të vërtetën?

Më dërgonin foto dhe video mua gjatë gjithë muajit maj. Kur më erdhi fotoja e fundit, shkova në shtëpi dhe ja tregova motrës. Ngeli e shtangur, doli duke qarë dhe ka bërë denoncimin në polici. Në ngjarje janë përfshirë dhe shokë të mi.

Si janë përfshirë?

Roja ka qenë drejtuesi. E kemi komshi. Ky i thoshte merr këtë, merr këtë, dhe vinin e merrnin me makina. E kërcënonin se do i shpërndanin foto dhe motra nuk tregonte se kishte frikë. Unë fola me motrën, por ajo nuk fliste, vetëm qante.

Para se të vinin fotot te ju, kishit parë ndryshim te motra?

Jo, dukej normal.

Po kur u përballët me realitetin?

Motra i tregoi gjithë të vërtetën nënës. I tha që roja kishte abuzuar me të që rreth moshës 12 vjeçe, që kur ishte në klasën e shtatë. Ajo nuk kishte folur, se ai i bënte presion. Roja ka abuzuar i pari, pastaj punëtorët e tij, që ju jepte urdhër. Unë i njoh, njëri është i moshës 20-vjeçare, e kam në pallat.

Lexo me shume: