Aktualitet

Vëllai i 71 vjeçarit të ekzekutuar në Elbasan: U habitëm dje kur e pamë në TV, e dinim që ishte mirë

Vëllai i 71 vjeçarit të ekzekutuar në Elbasan: U

Ka qenë njeri i qetë dhe nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me armët. Këtë tregon vëllai i Lefter Zhidru, 71 vjeçarit nga Elbasani i cili u ekzekutua nga Forcat Renea ditën e djshme.

Prej pesë orësh ai nuk pranoi të dorëzohej një polici pas një denoncimit të ish bashkëshortes së tij, por vendosi të përplaset me armë me policinë teksa fshihej në shtëpi. Pas negociatave të dështuara, ai u qëllua me snajper në kokë. Në shtëpinë e tij u gjetën municione dhe armë.

Vëllai i 71 vjeçarit të ekzekutuar në Elbasan: U

Vëllai i viktimës Thanas Zhidru ka ardhur nga Saranda në Elbasan për të marrë në morg 71 vjeçarit e për të kryer ceremoninë e varrimit. Sipas vëllait ai nuk ka pasur probleme as në trazirat e 1997-ës. Lefter Zhidru ishte martuar tre herë dhe kishte 5 fëmijë.

Vëllai i 71 vjeçarit të ekzekutuar në Elbasan: U

 “Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këta gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruan dhe vajzën. Dhe u habitëm dje kur e pamë në televizor. Ai nuk ka patur të bëjë fare asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997 dhe nuk pati asnjë problem“. 

Intervista e Thanass Zhidrut

Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këta gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruan dhe vajzën. Dhe u habitëm dje kur e pamë në televizor.

Ai nuk ka patur të bëjë fare asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997 dhe nuk pati asnjë problem.

A ju ka shfaqur ndonjë problem?

Para katër ditësh ka komunikuar motra ime dhe më tha se ishin shumë mirë. Më tha që kishte folur me vëllain, nusen dhe vajzën. Kishin folur në telefon, ishin duke qeshur. Edhe motra ime vuri duart në kokë dje dhe gjithçka është enigme. Ai ka qenë shumë i duruar me njerëzit.

Ku mund ta ketë gjetur armën?

Nuk e di, kjo puna e armës mua s’më hyn fare në tru.
Nuk di të them për këtë. Nuk ka patur kundërshtarë këtu dhe nuk ka ngacmuar njeri.

Bashkëshortja kur ka shkuar në polici ka deklaruar se nuk kishte armë në shtëpi?

Nek mund të them asgjë. Të jetë ndonjë lojë? Asnjëherë s’ka patur armë.

Ka katër djem dhe vajzën pesë. Vajzën e ka me këtë gruan. Ka patur një fat të keq. Ka patur një djalë me gruan e parë, ajo u sëmurë, vdiq. U martua me një tjetër dhe patën tre djem. Kjo ishte martesa e tretë. Për mua ishte punëtor që nuk kishte kohë që të merrej me këto gjëra. Nuk ka patur punëtor si Lefteri. 

Intervista për ABC News/