Aktualitet

Vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit ndërron jetë nga COVID-19

Vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit ndërron jetë nga COVID-19

Vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit, Namik Dokle, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19. Me sa duket vëllai I politikanit nuk ka mundur të përballojë pasojat e virusit të rrezikshëm në shëndet.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Namik Dokle, i cili ka shërbyer kryetar i Kuvendit në perudhën nga 4 shtatori i vitit 2001, deri më 30 prill të vitit 2002.

“LAMTUMIRË, O VËLLA! MUA MË DHE KURAJO, POR VETË NUK E PËRBALLOVE DOT COVIDIN E MALLKUAR. I PËRJETSHËM KUJTIMI!”, lajmëroi Namik Dokle me anë të rrjeteve sociale.

Vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit ndërron jetë nga COVID-19

Pak kohë më pare, vetë ish-deputeti u përball me virusin vdekjeprurës, bashkë me bashkëshorten e tij, por fatmirësisht e kaloi lehtë.

“Përgjatë gjithë këtij viti po shkruaja një roman të ri, me sfond këtë sëmundjen e verbër që dërgoi në atë botë milliona njerëz.

Titulli: PENDIMI-A (COVID 1984)

Por… Çikllopi i verbër më stopoi, kur po bëja redaktimin e tretë a të katërt të romanit: Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime!

Dhe kemi shtatë ditë që “luftojmë”, bashkë me gruan, kundër përbindëshit të kohës sonë.

Do ta mundim?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!”, shkroi Namik Dokle kur ishte i infektuar me SARS-CoV-2.

Tiranapost.al