Aktualitet

Vëllai i Zhaneta Josifit kishte dy vjet pa takuar mbesën: S’e kuptoj arsyen e këtij akti ekstrem

Vëllai i Zhaneta Josifit kishte dy vjet pa takuar mbesën: S’e

Selman Fejzo është vëllai i Zhaneta Josifit, nënës e cila bashkë me njërën prej vajzave u vetëflijuan, por ngjarja është më tronditëse pasi vajza Anisa ishte mbajtur e pajetë në shtëpi prej më shumë se një viti (15 muaj) dhe nëna me vajzën tjetër e kishin lyer me vajra dhe uthull që trupi i saj të mos dekompozohej, në pritje të ringjalljes sipas një riti fetar që ende mbetet mister.

As daja e vajzës nuk arrin dot ta kuptojë arsyen e këtij akti ekstrem ndërsa në intervistë për Neës 24 ka treguar se kishte dy vite që nuk e takonte Anisën. Ai thotë se vetëm e ëma punonte pasi dy vajzat kishn mbaruar shkollën e lartë por nuk kishin gjetur punë. Ndërsa babai i familjes kishte kaluar trompozë para 16 vitesh dhe më pas ishte vetëvrarë duke u hedhur nga kati i katërt i shtë[isë në Përmet, qyteti ku jetonte familja para se të zhvendoseshin në Tiranë Zhaneta me dy vajzat.

Vëllai i Zhaneta Josifit kishte dy vjet pa takuar mbesën: S’e

Selman Fejzo:

‘Anisa nuk dilte sa herë shkonim ne shtëpi. Na thoshin “Anisa po lexon e po fle”. Nuk na shkonte kurre mendja qe do ndodhte kjo gje. Prej kohesh nuk po kontaktoja dot me motrën. U detyrova te shkoja ne Polici. Motra me vajzen iu pergjigjen thirrjeve te Policise. Motra dhe Blerta i thane Policise “Jemi ne shtepi”. Policia na tha se motra me vajzat ishin mire. Anisen ka rreth 2 vjet pa e takua. Ne shtepi nuk kemi ndjere kurre ere te rende. Nuk e kuptojme arsyen e ketij akti ekstrem.

Nuk kam informacion në cilin sekt fetar ishin perfshire. Vajzat ishin me shkolle te larte, vetem e ema punonte. Interesohesha nese kishin probleme apo kercenime. Babai i vajzave pesoi tromboze para shume vitesh dhe më pas vetëvra. Ai u hodh nga kati i katërt i pallatit’.

Si u zbulua ngjarja: Fqinjët dhe vëllai i 56 vjeçares Selman Fejzo bënë disa herë denoncime në polici, por nëna me vajzën Blerta përgjigjeshin duke thënë se po qëndronin në shtëpi, duke mos treguar se çfarë po ndodhte. Fqinjët ndërkohë ankoheshin për aromën e rëndë që vinte në pallat. Kjo situatë vijoi njëjtë deri kur me 2 korrik, policia u fut në shtëpi përmes dritares së tualetit ku Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa nëna Zhaneta me vajzën tjetër Anisën të pajeta.

Të afërm të familjes kanë thënë se ato ishin anëtare të 'Deshmitarët e Jehovait', por kjo organizatë fetare ka mohuar pretendimet, duke thënë se nuk kanë qenë asnjëherë dhe se besimi i tyre nuk bazohet në vetëflijim.

Por Prokuroria dje njoftoi se ka nisur një hetim, për disa sekte fetare për të zbardhur dhe misterin që ka tronditur opinionin publik.