Aktualitet

Vendi nuk do të izolohet më, por s’do jetojmë si më parë!

Vendi nuk do të izolohet më, por s’do jetojmë si më

Një nga shqetësimet e qytetarëve është se çfarë do të ndodhë në vjeshtë me Covid, si do të përballohet pandemia dhe a duhet që të karantinohemi sërish. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me Covid, kryeministri Edi Rama thotë se nuk di të izolohemi sërish, pasi nuk mund ta ndalojmë jetën.

“Kjo nuk është diçka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty, kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes. Nuk mund të ndalojmë jetën, është më e fortë se realiteti prandaj duhet të bëjmë kujdes, por ta mbrojmë jetën tonë dhe të tjerëve", tha Rama dje në një intervistë për “Report TV”.

Lidhur me hapjen e shkollave, kreu i qeverisë tha se pritet që të merret një vendim nga ekspertët.