Aktualitet

Vendim i ri nga Greqia për shqiptarët që duan të kalojnë kufirin

Vendim i ri nga Greqia për shqiptarët që duan të

Qeveria greke vendosi sot që masat kufizuese për të mbajtur mbyllur kufirin me Shqipërinë të zgjaten edhe për 12 ditë.

Vendimi do të jetë i vlefshëm deri më 12 tetor, ndërsa vlen edhe për qytetarët që duan të kalojnë kufirin nga Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

Kjo do të thotë që do të vazhdojë të jetë në fuqi rregulli i mëparshëm që lejohen të kalojnë nga Kapshtica vetëm 300 qytetarë brenda 24 orëve dhe 750 qytetarë nga Kakavija, me test negativ PCR për COVID-19, vërtetim të përkthyer dhe formularin PFL grek.

Urdhri erdhi pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid në shtetin helen, ku problematike është situata në rajonin e Atikës dhe kryeqytet, Athinë.