Aktualitet

Vendim i ri për lokalet që hapen fshehurazi

Vendim i ri për lokalet që hapen fshehurazi

Të tjera masa ndëshkuese do të merren për lokalet që vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre fshehurazi, duke mos zbatuar urdhrin e qeverisë. Kryeministri Rama bëri me dije sot:

“Kemi parë fenonomenin e shëmtuar të hapjes së lokaleve. Kemi vënë gjoba, kemi mbyllur aktivitetin, vazhdon historia. Janë shumë pak, por janë mjaftueshëm për të na bërë një dëm shumë të madh. Hapja do të dënohet me heqje lirie, heqjen e drejtimit të automjetit, sekuestrimin e automjetit për disa vite dhe konfiskimin e gjithçkaje që ka brenda lokali. Nuk ka rrugë tjetër”.