Aktualitet

Vendimi me rëndësi për personat që u skadon pasaporta

Vendimi  me rëndësi për personat që u skadon pasaporta

Për personat që u ka skaduar pasaporta, ose që u skadon gjatë këtij viti, qeveria ka vendosur me një vendim të Këshillit të Ministrave që pasaporta të jetë e vlefshme deri në 31 dhjetor të 2020-ës. Megjithatë, kjo shtyrje nuk vlen për udhëtimet jashtë vendit, por vlen për efekt dokumentacioni për institucionet brenda vendit.

 Në VKM-në e publikuar thuhet:

AKT NORMATIV PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:
Neni 2

Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje:
“Neni 14/3
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Vendimi  me rëndësi për personat që u skadon pasaporta