Aktualitet

Shefja e ISHP, Fiço tregon arsyen pse u propozua për mbyllen e shkollave: Në Pediatri janë shtuar fëmijë me viroza gripale

Shefja e ISHP, Fiço tregon arsyen pse u propozua për mbyllen e

Propozimi për mbylljen e pjesshme të shkollave ka shkaktuar reagime duke u kthyer edhe në temë diskutimi.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” drejtoresha e ISHP, Albana Fiço dha shpjegime për situatën dhe pse u mor ky vendim. Fiço u shpreh se duke qenë se po hyjmë në stinën e ftohtë të Dimrit do të ketë shtim të virozave dhe rritje të infeksioneve respiratore te fëmijët, por jo Sars Cov-2. Drejtoresha e ISHP po ashtu shtoi se në reparte pediatrike ka shtrim të fëmijëve me viroza respiratore.

“Ky nuk është ndryshim i papritur, pasi kemi thënë që situata monitorohet në kohë ditore. Është një situatë që vlerësohen të gjitha grupet. Kështu u vlerësuan dhe shkollat. Në reparte pediatrike ka shtrim të fëmijëve me viroza respiratore. Shkollat nuk janë vatër e nxehtë. Kjo do të thotë se fëmijët nuk janë transmetues të nivelit të lartë. Por jemi duke hyrë edhe në stinën e ftohtë. Kjo do të thotë se kemi virozat përpara. Kemi shtim të virozave. Pra ka një rritje të infeksioneve respiratore të fëmijët, por jo Sars Cov-2”, tha Fiço.