Aktualitet

Vendos Komiteti i Ekspertëve: Mësimi online për Universitetet edhe pas 2 dhjetorit

Vendos Komiteti i Ekspertëve: Mësimi online për Universitetet

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që mësimi online për Universitetet të vijojë Online edhe pas dy dhjetorit. Shkak për këtë është bërë rritja e numrit të të infektuarve.

Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se do të bëhet vlerësimi në vijim ku do të jepet më pas edhe vendimi për kthimin në auditore. Kujtojmë se mësimi Online ishte parashikuar vetëm për një muaj. 

Rakacolli:

Mësimi në Universitete do të vazhdojë online dhe për një periudhë në varësi të një vlerësimi që do të bëjmë. Masat e tjera do merren në varesi me zhvillimet ditore dhe analizat javore. Situata aktualisht me koronavirusin është nën kontroll.