Aktualitet

Mësimi në universitete fillon në 2 nëntor!

Mësimi në universitete fillon në 2 nëntor!

Viti i ri universitar 2020-2021 do të fillojë më datë 2 nëntor. Data është caktuar sot me një urdhër të firmosur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, për të cilën është vendimi i parë me firmën e saj që pas marrjes së postit.

Po ashtu ministrja i kërkon IAL-ve të dërgojnë të gjithë listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Mësimi në universitete fillon në 2 nëntor!
Vendimi

Aktualisht vijon faza e dytë e përzgjedhjes së universiteteve nga ana e maturantëve.

Ky do të jetë viti i parë ku studentët do të zhvillojnë mësim në kushte ndryshe, duke respektuar distancën sociale apo duke mbajtur maska.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse mësimi do të zhvillohet gjithmonë në auditore apo do të ketë alternime edhe online. Për këtë nuk ka ardhur ende një vendim nga Ministria.