Aktualitet

Data dhe raundi i dytë-pa president

Data dhe raundi i dytë-pa president

Saga e përzgjedhjes e presidentit vijon pa një emër për t’u hedhur në votim. Pas djegjes së raundit të parë sot u vendos që raundi i dytë që me të gjjtha gjasat do digjet të mbahet më 23 maj.

“Raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë datë 23 maj orën 18:00. Besoj që ky është propozim që biem të gjithë dakord”, tha Taulant Balla.

Kushtetuta parashikon që Kuvendi të shkojë në një raund të dytë për të zgjedhur Presidentin e Republikës, e cila përkon me datën limit 24 maj. Opozita dhe mazhoranca nuk kanë dalë me një emër deri më tani.

Ditën e djeshme kryeministri Rama paralajmëroi se do të prisnin opozitën deri në raundin e tretë për një marrëveshje, nëse kjo nuk ndodhte sipas tij, atëherë maxhoranca do ta zgjidhte vetë Presidentin në raundin e katërt apo të pestë.

Tiranapost.al