Aktualitet

Vendoset rekord i ri: Ja sa pacientë me koronavirus u shëruan në 24 orët e fundit

Vendoset rekord i ri: Ja sa pacientë me koronavirus u shëruan në

230 është numri që ka publikuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, referuar të infektuarve me koronavirus që janë shëruar në 24 orët e fundit.

Kjo është shifra më e lartë e të shëruarve që kur shpërtheu pandemia e koronavirusit.

Ndërkaq pritet që ministria të bëjë përditësimin e situatë , ku do të shihen sa raste të reja me të infektuar, sa të shtruar dhe nëse ka pacientë që nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin.

COVID-19 – Statistika deri më tani:

Testime totale 88040
Raste pozitive 13649
Raste të shëruara 7847
Raste Aktive 5415
Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2676
Durrës 596
Shkodër 397
Lezhë 306
Elbasan 302
Fier 249
Korçë 240
Vlorë 193
Kukës 156
Berat 114
Dibër 109
Gjirokastër 77