Aktualitet

Venecia kthen Anti-shpifjen, Presidenca: E prisnim

Venecia kthen Anti-shpifjen, Presidenca: E prisnim

Komisioni i Venecias nuk ka dhënë dritën jeshile lidhur me paketën antishpifje, ku në draft- opinionin e publikuar ditën e sotme kërkojnë rishikimin ë saj. Po ashtu ndër të tjerash thuhet se në këtë ligj ka paqartësi dhe ndikon në lirinë e fjalës.

Ndërkaq zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, ka reaguar duke thënë se Venecia konfirmoi qëndrimin e kreut të shtetit.

Reagimi i plotë nga Tedi Blushi:

Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”.

Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;

– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

LIRIA DHE PAVARËSIA E MEDIAS E PARA!

Lexo me shume: