Aktualitet

Venecia rekomandon rishqyrtimin e Anti-shpifjes: I paqartë, nuk është gati për miratim

Venecia rekomandon rishqyrtimin e Anti-shpifjes: I paqartë, nuk

Komisioni i Venecias bën publik draft-opinionin lidhur me paketën Anti-Shpifje. Komisioni në tërësi rekomandon që të bëhet një rishqyrtim, duke thënë se nuk është gati për tu vënë në zbatim, ka paqartësi dhe ndikon në lirinë e  fjalës. Gjithashtu thuhet se paketa Anti-shpifje sjell më shumë dëme sesa të mira. Komisioni konkludon që të ngrihet një organ vetërregullues.

- Ligji kërkon de-anonimizimin e të gjitha burimeve shqiptare të mediave online. Kjo mund të funksionojë në kundërshtim me standardin ndërkombëtar që vullneti i përdoruesve të Internetit të mos i zbulojnë ato normalisht, duhet të respektohet identiteti. Për më tepër, është në dyshim nëse kjo masë
do të jetë efikase;

-AMA-s i jepen fuqi të mëdha administrative në lidhje me median në internet. Kjo është problematike në lidhje me lirinë e shprehjes së mediave në internet që nga kufizimet dhe duke pasur parasysh se ekzistojnë dyshime për pavarësinë e atyre organeve; fuqitë e reja nuk duhet t’u besohen atyre organeve pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarura nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose korporatat e tjera dhe
interesat e lidhura me politikën.

Gjobat e larta kundërshtohen gjithashtu nga Komisioni i Venecias, pasi shihen si një kërcënim me efekt pothuajse 'aq të ftohtë' sa burgimi.

-Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë” mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media.

Komisioni i Venecias nuk mbështet gjithshtu parashikimet ligjore të cilat nuk garantojnë pezullim të gjobave ndaj mediave “online” në rast ankimimi në gjykatë”.

Në fund, Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetërregullues që funksionon në mënyrë efektive dhe që përfshin aktorët përkatës në fushën e mediave.

Këshilli i Europës e çoi në Komisionin e Venecias këtë Paketë teksa OSBE dërgoi versionin e saj të rishikimit dhe rekomandimet.

Maxhoranca u tërhoq nga ligji në fund të janarit 2020, maxhoranca sqaroi se do të pritet opinioni i Venecias për këtë çështje dhe më pas të miratohet.

Nuk dihet qëndrimi që do mbajë maxhoranca tani me konkluzionet e Komisionit të Venecias. 

Konkluzionet:

70. In light of the above the Venice Commission recommends reconsidering the adoption of the draft amendments to Law no. 97/2013 (and the related draft amendments to Law no. 9918/2008), as voted by the Parliament in December 2019. The problems identified by the authorities may be serious, but the legal tools introduced in the draft amendments may do more harm than good to the freedom of the expression in Albania, insofar as the online media are concerned.

71. In the meantime, the Venice Commission encourages the Albanian authorities to support the setting-up of an effectively functioning self-regulatory body involving all relevant stakeholders in the field of media and capable of ensuring an effective and respected system of media accountability in the online media field. It will also be useful to revise the method of selection of the AMA and the CC members, in order to ensure that these bodies have a pluralistic composition, are composed of qualified individuals, represent the media community, and enjoy trustworthy autonomy from government and corporate control. It is furthermore necessary to ensure the effectiveness of the existing legal and, in particular, judicial remedies combatting defamation, and hate speech committed via online publications.

72. The Venice Commission remains at the disposal of the Albanian authorities for further assistance in this matter.

Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë.