Aktualitet

Verifikoni firmat për ndryshimet kushtetuese!

Verifikoni firmat për ndryshimet kushtetuese!

Deputeti i opozitës parlamentare pretendon se nga lista e 28 deputetëve që kanë hedhur firmën për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor, me hapjen e listave me koalicione të ndaluara,  janë në fakt firma të hedhura nga deputetë të tjerë për kolegët. Sipas Adriatik Alimadhit edhe ata që e kanë hedhur vetë firmën nuk kanë pasur një ndërgjegjësim të saktë për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë konkretisht. Ai ka kërkuar që firmat e deputetëve të verifikohen. Por kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu përgjigj në seancë duke i thënë që qëndrimin e tij për ndryshimet kushtetuese ta tregojë me votë.

Alimadhi: Kam ngritur një shqetësim. Do kërkoja nga ju dhe në mënyrë proceduriale që një nga listat ku kanë firmosur deputetët të na vihet në dispozicion. Nuk mund ta mendoj që një deputet ka firmosur për disa ose në emër të disa deputetëve të tjerë, kjo më duket shkelje e rëndë.  28 deputetët kanë firmosur, nuk kanë një ndërgjegjësim të saktë se për çfarë flitet për ndryshimet Kushtetuese. Do të bëja një apel, sidomos Murrizit

Gramoz Ruçi: Deputetët janë konkretë dhe jo abstraktë. Nuk keni pse anatemoni, nisma është tërësisht legjitime. Konsideratat janë të tuat shprehe përmes diskutimit dhe votës.